PD pritet të dorëzojë në Kuvend projektligjin për ndarjen territoriale, Yuri Kim do të takohet me Alibeajn e Çupin
PD do të dorëzojë në Kuvend projektligjin me ndryshimet e ndarjes territoriale sëbashku me materialin shoqërues.
Pritet që deputetët të mbërrijnë sot në Kuvend për të dorëzuar projektligjin.
Ndërkohë 2 ditë më parë në mbledhjen që u zhvillua nga PD, ekpertët e opozitës Agron Haxhimali dhe Ronald Bejko prezantuan raportin paraprak.
"Në këtë raport janë propozuar që nga 61 bashki që është numri aktual, të jenë 94 bashki, si dhe ndarja në 3 ose 6 rajone.
Ndërkohë Dhurata Çupi, Bashëkryetarja demokrate e komisionit të Posaçëm u kujdes të theksojë se janë në unitet me pjesën tjetër të PD-së për numrin e bashkive," raportoi gazetarja e Ora News Katerina Hysenllari.
Ndërkohë në orën 12:00, ambasadorja amerikane Yuri Kim, do të takohet me Enkelejd Alibeajn, Dhurata Çupin dhe disa deputetë të tjerë në kuadër të reformës territoriale.
Në takim të pranishëm janë: ambasadorët e SHBA, BE, OSBE, Itali, Gjermani, Francë, Zvicër, Britani e Madhe (zv.ambasadori)
Ndërsa nga grupi i PD-së janë: Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ferdinand Xhaferri, Gazment Bardhi.