Pedagogët në protestë sot tek sheshi "Nënë Tereza" për rritjen e pagave

Pedagogët janë të vendosur për të vijuar me protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritje të pagave.

Ata kanë njoftuar se protesta e radhës është paraditen e sotme dhe do të nisë në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Ata janë të vendosur se misioni i tyre akademik nuk do mbetet vetëm brenda auditorëve, si një revoltë për një vlerësim dinjitoz të punës së tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sandër Kovaçi njëkohësisht dhe Kryetari i sindikatës së punonjësve të universiteteve në një deklaratë për mediat, u shpreh se nëse nuk ka reagim konkret nga qeveria, viti i ri akademik nuk do të nisi.

Sindikata dhe stafet akademike, presin një rritje serioze të pagave që të bëjë ndryshim në institucionet e arsimit të lartë dhe t’u afrohen nivelit të pagesave të universiteteve të Kosovës brenda 2-3 viteve.

Bojkoti është një nga mënyrat që do përdoren në këtë nismë të tyre ndërsa përfaqësuesit e sindikatës kanë ftuar të gjithë pedagogët e universiteteve publike, stafet mbështetëse por edhe studentët të bëhen pjesë e protestës së tyre.