Tiranë/ Lëvizte në bulevardin "Migjeni" me dy pistoleta në makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2022, 09:12
Një 38 vjeçar është arrestuar pasi lëvizte me armë zjarri në makinë në bulevardin “Migjeni” në Tiranë.
Në pranga ra A. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Gjatë kontrollit në automjetin që po drejtonte ky shtetas, në bulevardin "Migjeni", policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, finalizuan operacionin e koduar Bulevardi".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
