Grabitje me dhunë në një banesë në Vaun e Dejës, hajdutët vjedhin paratë e Benzin
Nga Ora News Përditësimi i fundit 5 Tetor 2022, 08:32
Një grabitje nga persona të paidentifikuar ka ndodhur në fshatin Ashtë, të Vaut të Dejës.
Grabitësit kanë vjedhur një shumë parash në banesë dhe një automjet tip "Benz" i parkuar në oborrin e shtëpisë.
"Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip "Benz", i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese," njofoti policia.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.
