Plaka: Të mos jepen leje ndërtimi nëse projekti nuk ka rampa
Kryetari i shoqatës së Personave Para dhe Tetraplegjikë për degën Tiranë, Ali Plaka në një intervistë me gazetaren e Ora News, Sonila Musai renditi problemet me të cilat ndeshet kjo kategori.
Ali Plaka: Problemet tona janë rampat që janë kryesoret , janë të domosdoshme. Çdo person me aftësi të kufizuar duhet të ketë një rampë nga trotuari në trotuar. Nëpër farmaci do shkojmë të marrim ilaçet, ku do të futemi? Do shkojmë të marrim pensionin, ku do të futemi? Do shkojmë të pimë një kafe me një lokal mungon një rampë.
“Këto duhet ti bëjnë firmat ndërtuese kurr marrin lejen e ndërtimit. Kur merr lekë ndërtimi duhet ti japë kusht bashkia Tiranë që të gjithë pallatet e reja që bëhen ti bëjnë me rampa jo për mua por për të gjithë kategorinë time në të gjithë Shqipërinë.”
