Sulmi i hakerave, Sokolaj: Problem sektori i mbrojtjes së dëshmitarëve, duan të dëmtojnë imazhin tonë

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, gazetari Trashëgim Sokolaj u shpreh se pjesa që është më problematike është sektori i mbrojtjes së dëshmitarëve, pasi hakerat kanë informacion për identitetin e tyre.

Ai theksoi se synim i tyre është të dëmtojnë imazhin e shtetit Shqiptar dhe se SHISH e ka bërë detyrën e tyre e kanë përçuar shqetësimet tek institucionet përkatëse

Sokolaj: Pjesa që është më problematike është sektori i mbrojtjes së dëshmitarëve. Hakerat kanë informacion për identitetin e tyre, ku mbahen, ku qëndrojnë. Nuk mund të themi që është marrë sistemi Memex. Synimi i tyre është të krijojnë debat e tension social.

Synim i tyre është të dëmtojnë imazhin e shtetit Shqiptar. SHISH e ka bërë detyrën e tyre e kanë përçuar shqetësimet tek institucionet përkatëse. Ka bërë dy raporte publike për sigurinë kibernetike.