Ismailaj:Veliaj bën fushatë me mashtrime, të mendojë për Para dhe Tetraplegjikët

Ndrekë Ismailaj, Presidenti  i Shoqatës së Personave Para dhe Tetraplegjikë në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musaj ka apeluar që ti japin kësaj kategorie zyrat ashtu sic e parashikon ligji.

Ai kërkon që të respektohen të drejtat e tyre dhe të mos bëhen premtime vetëm në kohë fushate.

Ndrekë Ismailaj: Institucionet e qeverisë shqiptare dhe pushteti lokal të zbatojnë ligjet dhe VKM-të në fuqi në të kundërt ne do të vazhdojmë procedurat tona që këto të drejta ti gjejmë në mënyrë ligjore nëpërmjet gjykatave. Në mënyrë të veçantë I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë Tiranë që sa më shpejt të hapë buxhetin ose le ta fillojë të paktën në 2023 që në mos të punojmë në ilegalitet dhe të na akomodojë me zyra siç e parashikon statusi paraplegjik.

“Unë jam shumë skeptik pasi gjen mënyra e rrugë për të bërë elektorat me mashtrimet e tyre por I lutem ti hapë këto procedura para se të vijnë zgjedhjet.”