Ferhati: Punësimi sfida më e vështirë e personave me aftësi të kufizuar

I ftuar në Ora News në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj ishte ishte Jonid Ferhati, kryetar i Forumit Kombëtar të Shoqatës së të Verbërve.

Ai tha se punësimi është një ndër sfidat kryesore më të vështira.

Jonid Ferhati: Sfidat për çdokënd janë të shumta sepse infrastruktura nuk ekziston që do të thotë këtu për të mos thënë e pamundur është tejet e vështirë dhe jo çdokush do të mundej që të lëvizte vetëm. Gjithashtu ligji i punësimit pavarësisht se nuk zbatohej, por edhe u zbeh duke u përkeqësuar edhe i shkruar në letër.