Bregu: Problem do të ishte nëse do të prekeshin informatorët e policisë, për 50 vite s’do kishte më të tillë

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, gazetari Sokol Bregu u shpreh se të dhënat e publikuara ditën e hënë nga Hakerat janë një koperinë.

Sipas tij, këto të dhëna momentalisht nuk janë sensitive, por shtoi se problem do të ishte nëse do të prekeshin të dhënat e informatorëve të policisë.

Bregu: Ata kanë ndërhyrë në rrjet dhe janë futur edhe tek policia. Ajo që është hedhur të hënën është një kopertinë. Në 100 e ca mijë emra, që ka persona që mund të jenë rastësisht aty. Sistemi në çdo emër ke të gjitha të dhënat dhe pse është i dyshuar në sistem.  

Këto që janë hedhur nuk janë të dhëna sensitive dhe janë ato që kanë qenë rastësisht në polici. Nesë është prekur MEMEX, e vetmja dilemë që kam unë, problemi qëndron për mua tek informatorët sepse kanë qenë me emra dhe jo me iniciale. Në publikohen këto për 5 dekada nuk do të ketë më informatorë.