Salianji: Nuk janë prekur informacionet e NATO-s dhe ato të klasifikuara, vetëm ato të qeverisë
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se sa ka të bëjë me informacionin e klasifikuar të SHISH nuk ka ndërhyrje dhe tek të dhënat sekrete të NATO-s.
Sipas tij, ka vetëm ndërhyrje në sistemet e AKSHI-t pasi qeveria nuk është kujdesur që të kujdeset për sigurimin e këtyre sisteme.
Salianji: Sa ka të bëjë me informacionin e klasifikuar të SHISH nuk ka ndërhyrje dhe tek të dhënat sekrete të NATO-s nuk ka ndërhyrje. Çfarë ka qeveria në dorë i kanë lënë që të ndërhyjnë. Nuk është përgjegjësi e shtuar e SHISH, por e AKSHI-t kjo gjë. Veprimtaria armiqësore e Iranit nuk është përgjegjësi e SHISH, por e qeverisë.
Shqipëria ka shpenzuar rreth 200 milionë dollarë për atë që e quajnë si shteti në dorën e qytetarëve, por që e lanë në dorën e dynjasë. Duket se qeveria nuk shpenzon asnjë lek për mbrojtjen e këtyre të dhënave. AKSHI duket se nuk e ka vënë re edhe pse ka qenë për muaj të tërë nën sulm.
