Gjetjet paraqiten në konferencën e OKB, Frashëri: Dhënia pa kriter e lejeve të ndërtimit rrezikon qytetarët
Kastriot Frashëri avokat i të drejtës publike do të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Kashkuara për ndryshimet klimatike.
Frashëri thotë se në këtë konferencë do të paraqiten dhe gjetjet nga ana e tij.
Gjatë intervistës për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja ai përmendi impaktin negativ të ndërtimeve pa kriter në zonën e Tiranës që sipas tij bën të rrezikshëm jetesën e qytetarëve.
Kastriot Frashëri: I rëndësishëm dekarbonizimi duan të shkojnë drejt kostos zero të emetimit të karbonit. Unë kam qenë interaktiv. Takimet zhvillohen online dhe fizikisht. Unë do të jem në ditën e tretë për të paraqitur gjetjet tona. Impaktin që ka në Shqipëri sidomos dhënia pa kriter e lejeve të ndërtimit e bën të rrezikshme jetesën e qytetarëve jo vetëm në një perimetër siç është zona e Tiranës por në një perimetër edhe më të gjer, pasi po të shikosh intensitetin e ndërtimeve në gjithë vendet e BE është 1 person për 17 m2, këtu i bie 1 person as 1 m2 hapësirë. Mendoni sa e rrezikshme do të jetë për jetën e qytetarëve.
