VIDEO/ Barcelona me një gol të Lewandowski-t shënjestron vendin e parë dhe rekordin e Zidane

Barcelona di të jetë edhe një skuadër normale e të fitojë me një gol në një transfertë të lehtë si ajo e Mallorcas ku “pirati” Vedat Muriqi nuk arriti të bënte “Lewandowskin” e skuadrës ishullore.

Polaku i katalanasve nuk di të ndalet. Ai shënoi golin e radhës, shumë të rëndësishëm për tre pikë të marra në fushën e skuadrës ishullore e për t’u rikthyer në krye të klasifikimit të Las Ligas, në pritje të ndeshjes së Real Madrid.

Fitorja e gjashtë rresht për katalanasit që duken një skuadër e rilindur nën drejtimin e trajnerit Xavi. Ish-mesfushori thyen rekordin e Zinedine Zidane për serinë më të gjatë të transfertave pa humbje, plot 18 ndeshje rresht.