Sportit i ikën Stasi Vako, trajneri që vendosi Pogradecin në listën e ekipeve më të mira të basketbollit shqiptar
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-trajneri i basketbollit pogradecar Stasi Vako. Njeriu që gjithë jetën e kaloi në parketin e kësaj loje, aq sa për vite të tëra e mbajti koshin e femra liqenore mes skuadrave më të mira të vendit.
Që nga viti 1961 kur dhe ndërpret studimet e larta ushtarake në Ukraine, Stasi Vako, do ti përkushtohej vetëm basketbollit për ta bërë këtë sport më të ndjekurin në qytetin e tij.
Edhe në kushte kur ekipi stervitej e luante në një kend të vogël sporti. Aty ku dolën shumë basketbolliste të talentuara.
Gjate jetës sportive Vako ka drejtuar edhe ekipin e meshkujve të Pogradecit ku dhe ka nxerrë lojtarë të cilët jo vetëm kanë luajtur me ekipet më të mira të vendit, por dhe kombëtaret e basketbollit.
Me ikjen e "Tasit" basketbolli ka humbur trajnerin e njohur që mbeti një jetë të tërë aty në parket.
Aq sa vitet e fundit kishte dëshirë të sterviste edhe fëmijët e sportistëve me të cilët bëri historinë e basketbollit pogradecar. Sepse basketbollin e donte më shumë se gjithçka tjetër.




