Barcelona duhet të dorëzohet, Lionel Messi vazhdon me PSG

PSG kërkon të mos e lirojë Lionel Messin pas përfundimit të kontratës në qershorin e vitit të ardhshëm dhe për këtë, presidenti Al-Khelaifi ka gati një dhuratë shtesë për argjentinasin.

Manjati nga Abu Dhabi i ofron argjentinasit edhe një vit shtesë me 30 milionë euro të sigurta, çka do të thotë se “Pleshti” mund të vazhdojë karrierën nën hijen e kullës Eiffel. Kampionët e frances janë të vetëdijshëm që Barcelona e josh Lionel Messin por kërkon që të vazhdiojë rrugën me të pasi ai konsiderohet një lider i vërtetë në dhomën e zhveshjes.

Frika është që katalanasit mund at bindin të rikthehet në shtëpi, qoftë edhe me një pagë modeste pasi financat e Barcelonës janë ende shumë të limituara në këtë aspekt dhe për të evituar surprizat dhe për të zgjatur bashkëkëpunimin.

 Lajmin e bën të ditur radio “Cadena Ser”,  ndërsa firma mund të vijë gjatë ditëve të ardhshme pasi argjentinasi ka deklaruar vetëm pak ditë më parë se është ambjentuar mirë në Parisduke kaluar vështirësitë e vitit të parë.