VIDEO/ Graniti dhe Arsenali nuk njohin rivalë, shtypin edhe Tottenham në derbin e Londrës veriore

Ka vetëm një skuadër dominuese në Londër, Arsenalin që i shkakton humbjen e parë trajnerit Antino Conte dhe Tottenhamit të tij në një ndeshje spektakolare të luajur në shtëpinë e “topçinjve”.

3-1 fitoi ekipi bardhekuq në “Fly Emirates” me gola të Partey, Gabriel Jesus dhe Granit Xhakës për të zhvlerësuar realizimin me 11-metërsh të Harry Kane.

Ndeshja u bë më e vështirë për Tottenham pas daljes nga loja me të kuq të Emerson Royal në minytën e 62-të, ndërsa me këtë fitore Arsenali ngjitet në kuotën e 21 pikëve me 7 fitore dhe vetëm 1 humbje, atë të transfertës së Manchester United që këtë fundjavë sfidon Manchester City dhe shpresa e Arsenalit është që Pep Guardiola të ndalet në derbi.