Ekuadori mund të përjashtohet 10 ditë nga fillimi i Kupës së Botës
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës do ta marrë vendimin e çështjes "Castillo" në datën 10 nëntor. Kili dhe Peruja e kanë apeluar në CAS vendimin e FIFA-s qe hodhi poshtë pretendimin e tyre për përjashtimin e Ekuadorit që dyshohet se përdori lojtarin kolumbian në eleminatoret e Amerikës së Jugut.
Byron Castillo dyshohet se ka lindur në Kolumbi dhe ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale duke bërë dokumenta false me të cilat ka përfaqësuar Ekuadorin. FIFA e hodhi poshtë këtë pretendim por Kili që mbeti jashtë zonës play-off dhe Peruja që u rendit e pesta pas Ekuadorit, kanë shpresë se mund të ripeshkohen nëse këta të fundit përjashtohen.
Castillo është aktivizuar në 8 ndeshje që sipas Kilit, Ekiadori duhet t'i humbasë në tavolinë 3-0. Ekipi amerikano-latin është shortuar në grupin A të Kupës së Botës bashkë me Katarin, Senegalin dhe Holandën.
