VIDEO/ Bayern Munchen rikthehet të shkëlqejë me fitoren e thellë ndaj “aspirinave”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2022, 22:49
Bayern Muncen gjen fitoren, Sadio Mane dhe buzëqeshjen në një mbrëmje të vetme. Pas 4 javëve pa fitore me një humbje që vazhdon të djegë, skuadra e Julian Nagalsmann e vendosur nën akuzë, reagon dhe këtë e bën me një 4-0 menjëherë pas rikthimit në fushë me ndeshjen e parë të Bundesligës pas ndalesës së kombëtareve.
4-0 i pastër ndaj Bayer Leverkusen për të hequr pikëpyetjet që qëndronin mbi kokën e trajnerit dhe një pjese të madhe të skuadrës por mbi të gjitha për të hequr presionin nga Sadio Mane, autor i një mbrëmjeje pothuajse perfekte nëse sistemi VAR nuk do t’i kishte anuluar edhe golin e dytë.
Tashmë vendi i parë është më i prekshëm me 2 pikë diferencë nga Union Berlin që do të luajë ndeshjen e tij kundër Eintracht Frankfurt.
