Çmenduri në hipizëm/ Shtyn nga kali rivalin dhe i rrezikon jetën (VIDEO)
Moment çmendurie në një sport që presupozohet të përçojë mesazhet e garës së pastër dhe fair–play.
Kush mendon që hipizmi është një sport elitar gabohet dhe rëndë madje pasi ata që e aplikojnë dhe janë profesionistët e vërtetë, ndonjëherë e kalojnë kufirin e normales si në rastin e Christophe Soumillon që shtyn kundërshtarin në garë e sipër duke i rrezikuar jetën.
Rossa Ryan shpëtoi vetëm me disa plagë të lehta teksa u rëzua nga kolegu në momentin që të dy ishin shumë pranë në Saint-Cloud të Francës.
Pavarësisht gjestit të rëndë që rrezikoi të shkaktonte një tragjedi, Soumillon, një nga emrat më të fortë të këtij sporti, u dënua me dy muaj pezullim dhe do të kthehet shumë shpejt në pistat e shpejtësisë, madje këtë mund ta bëjë që në garën e “Harkut të Triumfit” në datën 14 ku çmimi kryesor është 4.5 milionë euro.
