E rëndë në Sarandë, 11-vjeçarja rrëzohet aksidentalisht nga kati i katërt i banesës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë.
Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i banesës, një shtetase e mitur 11-vjeçare, e identifikuar si K.N.
Sipas bluzave të bardha të Pediatrisë Sarandë, vajza shkoi në spital me shenja vitale, reagonte gjatë mjekimeve, por kishte marrë goditje në kokë dhe kishte fraktura në këmbë dhe dorë.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së të miturës. Rënien e saj rastësisht e ka parë një efektiv policie banesa e të cilit ishte përballë më atë të 11-vjeçares.
Ai ka shkuar menjëherë e mori vajzën në duar dhe me mjetin e tij e ka dërguar në spital.
Pas ndihmës së parë, ajo u transportua me helikopter te Qendra e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

