Maunia bllokon aksin Elbasan - Librazhd, radha e gjatë e makinave presin të kalojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2022, 12:52
Një maune ka dalë nga rruga në aksin Elbasan – Librazhd duke shkaktuar trafik paraditen e sotme.
Maunia doli nga rruga dhe pjesa e prapme bllokoi të gjithë aksin. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira e rrugës ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Policia në vendngjarje punoi për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve.






