UMSH nderon 5 personalitete shqiptare: Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Emin Musliu e Mira Pirden

5 personalitete shquar të artit dhe shkencës në vendin tonë janë vlerësuar për meritat e tyre nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

Në kuadër të 1 tetorit, Ditës Botërore të të Moshuarve, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën  “ASAG”,  vlerësoi 5 personalitete shquar të artit dhe shkencës

Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Emin Musliu dhe  Mira Pirdeni u nderuan me medaljen “Vlerësim për Meritat” me motivacionin si kontribues të shquar në zhvillimin e kulturës, artit, arsimit, shkencës, ekonomisë, vlerave qytetare dhe atdhetare.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Mirënjohje, sepse ju vërtet keni historinë tuaj personale, por se ju jeni bërë pjesë e paharrueashme e popullit dhe kombit tonë," tha Anastas Angjeli.

Aktorja Margarita Xhepa, teksa falenderoi Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë për këtë vlerësim, kryefjalën e saj e vendosit tek dashuria, e cila bën bashkë njerëzit për gjera të bukura.

"Në emër, të dashurisë. Kemi qenë më të varfër. E kemi dashur më shumë njëri-tjerin. Tani sikur na është ngushtuar shpirti," tha ajo.

Ndërsa Reshat Arbana, teksa recitoi poezinë “Dasma e Madhe” e poetit, Ali Asllani, evidentoi se vargjet e saj qëndrojnë edhe sot

"Në këto kojëra të çmendura që po jetojmë, e hodha mendimin tek Ali Asllani e po recitoj një poezi që na sjell krejt atmosferën që po kalojmë ne shqiptarët sot," tha ai.

Nën sloganin “Një ditë të gjithë do të jemi të moshuar”, mesazhi i fortë që u përcoll në këtë ceremoni ishte se askush nuk mund ta fshijë apo ta ndryshojë të kaluarën e tij.