Në Viçinisht të Dibrës, fshati me 4 banorë

Ikjet masive nga Shqipëria po japin një efekt të rëndë kryesisht në zonat rurale. Në Viçinisht të Dibrës, një fshat i thellë në Kufi me Maqedoninë e Veriut kanë mbetur v Ata thonë se mungesa e investimeve nga shteti dhe varfëria ka bërë që fshati të braktiset në mënyrë të frikshme

Rrugë të boshatisura, shtëpi pothuajse të rrënuara, qetësi e frikshme.

Është fshati Viçinisht i Poshtëm në Dibër.

Dikur këtu kishte 20 familje, sot kanë mbetur vetëm 4 banorë.

"Kanë mbetur vetëm dy shtëpi, me nga dy pjesëtar. Katër veta jemi gjithsej," tha Sait Markja.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sait Markja tregon që së bashku me 3 banorët e tjerë kanë mbetur të vetmuar në këtë zonë të harruar nga shteti, që i ka detyruar të gjithë të ikin.

"Nga e papasura, nga skamja, nga të gjitha kanë ikur. Ujë s'ka pasur edhe ky është i papijshëm. Rruga është katastrofë," tha ai.

Tregon me gisht shtëpitë e rrënuara, e natyrshëm i vjen në mendje lufta në Ukrainën e pushtuar nga agresorët rusë.

"Si me qenë në Ukrainë është këtu. Kush të ikë më parë. Duhet të kesh makina lufte të ecësh me këtë rrugë. Nuk ecet," tha ai.

Ikjet masive nga Shqipëria i kanë dhënë një goditje të fortë zonave rurale, të cilat janë shpopulluar në mënyrë të frikshme, ndërsa drejtuesit e qeverisë nuk e shohin si problem ikjen e shqiptarëve nga vendi dhe fshati.

Në Viçinisht të Dibrës, fshati me 4 banorë Në Viçinisht të Dibrës, fshati me 4 banorë Në Viçinisht të Dibrës, fshati me 4 banorë