"Ku jeni? Urrejtja po vlon?" Berisha mbledh Këshillin Kombëtar e ngre zërin: Zgjohuni!

Sali Berisha u kërkoi drejtuesve të degëve të Partisë Demokratike të mobilizojnë strukturat, ndërsa konfimoi vonesën në fillimin e fushatës për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, një nga anëtarët, Aleksandër Biberaj, kërkoi një skemë për mbrojtjen e votës për të shmangur, siç tha ai, masakrën e zarfeve me para që Rama u dha votuesve me 6 mars.

Partia Demokratike është larg organizimit të duhur për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2023. Teksa pranoi situatën aktuale, Sali Berisha u kërkoi në mënyrë të menjëhershme kryetarëve të degëve te mbledhin kryesinë dhe të organizohen në nivel seksionesh dhe grupseksionesh.

Sali Berisha: “Eshtë urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet me makroaktivitete. Ato janë të domosdoshme por pa kombinimin e aktiviteteteve të tjera në nivel seksioni e në çdo skaj, në këto kushte fitore nuk shohim. Vetëm rrimë duke shprehur habira për veprimet e një njeriu keqbërësi që vjedh çdo ditë qytetarët dhe tallet me ta.

Ne çdo ditë që kalon jemi të vonuar në përballjen me të. Marrim pyetje çfarë po bëni. A thatë në shtator? Ku jeni çfarë po bëni? Janë dëshmi se urrejtja në shpirtin e qytetarëve po vlon po zien. Ne do të shtrojmë pyetjen ku jemi ne. Çfarë aktivitetesh kemi bërë ne?

Askush të mos mendojë se ne nuk dëmtohemi kur media thotë se Berisha bën takime dhe nuk po ndjejnë. Në fakt bashkëpunëtorët e mi të afërt po bëjnë takime por këto takime nuk janë të përcjellura si duhet. Nuk po zhvillohen në nivel seksioni sipas një plani. Kemi nevojë emergjente.”

Berishës ju deshen më shumë se 20 minuta të paraqesë përballë anëtarëve të këshillit kombëtar nevojen urgjente per mobilizim,  pasi çdo ditë që kalon jemi të vonuar në përballjen me të.

Sali Berisha: Është e domosdoshme që pas kësaj mbledhje, krerët e degëve të mbledhin kryesinë dhe të bëjnë një plan të detajuar pune për të gjithë aktitetin dhe takimet në nivel seksioni dhe grup-seksioni. Të deleguarit i keni ju. Po çfarë doni më shumë se fjalën e një mjeku, një inxhinieri, një pensionisti.

Zbatimi i statutit të miratuar nga kuvendi i PD sipas Berishës, është kusht themelor ku edhe anëtareve duhet tu jepet fuqi vendimmarrëse.

Beteja përmes protestave dhe organizimit të revoltave të qytetarëve sipas Berishës mbetet detyra kryesore e PD-së, e cila duhet të vihet në zbatim sa më parë.

Sali Berisha: Ne kemi vetëm një alternativë, të zbatojmë statutin e votuar nga Kuvendi i PD-së.

Aleksandër Biberaj shprehu shqetësimin se nëse në zgjedhje shkohet me këtë qeveri do të përballemi sërish me vjedhjen e tyre dhe solli si shembull zgjedhjet e kaluar.

Sipas tij protestat janë e vetmja mënyrë për tu organizuar.

Aleksandër Biberaj: Situata poshtë është shumë e zjarrtë sesa këtu. Po të sjell shembullin e Durrësit. Në 6 mars zgjodhëm kandidatin me primaret. Unë kam bërë fushatë në Durrës. Ditën e votimit të gjithë të shmangim maskrëne  6 marsit, votuesit shkonin para zyrës së PS-së merrnin zarfin.Si do të fitojmë kur Rama  ka të gjithë pushtetet, bandat e paratë?Dakord që do bëjmë primare dhe do të kemi kandidatë të mirë dhe do i mbështesim, por shqetësimi im është se nuk shkohet në zgjedhje me Edi Ramën e bandën e tij. Ky është shqetësimi im. Duhet ti rrëzojmë me çdo mjet e çdo kusht. Të gjithë duhet të bëhemi misionarë. Në universitet ka situatë mjaft të mirë.

Berisha premtoi se aksioni do të nisë sa më parë, duke e bashkërenduar me Sindikatat dhe forcat e tjera politike.