Plagosi dy të rinj pas konfliktit, arrestohet 17-vjeçari në Kavajë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2022, 15:46
Një i mitur ka rënë në prangat e policisë së Kavajës për plagosjen e dy të tjerëve.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin F. S., 17 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit T. V., 26 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 5 dhe gjatë konfliktit shtetasi F. S. ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V. dhe me sende të forta shtetasin K. K" njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

