Zgjedhjet vendore, PD miraton rregulloren e primareve. Berisha në krye të grupit negociator me aleatët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2022, 14:04
Partia Demokratike do të caktojë nesër grupin negociator që do të hyjë në negociata me aleatët për të vendosur si do të dalin në zgjedhje vendore.
Pas mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së, kryetari i këtij këshilli Edi Paloka saktësoi se ky grup negociator do të kryesohet nga Berisha.
Ndërkohë Këshilli Kombëtar ka caktuar dhe rregulloren e primareve për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet vendore.
Veç anëtarësisë do të votojnë dhe simpatizantët. Nëse në garë do të hyjnë kryetarët e partive të degëve, atëherë kompetencat e tyre do të ushtrohen nga nënkryetari i degës.
Nëse gjatë primareve do të shpallen fitues menjëherë nuk janë më në pozicionin e kryetarit të partisë
