Aksident tek Ura e Kardhiqit, makina përplaset me maunen, shoferi dhe e ëma në spital

Ndërkohë një aksident tjetër u shënua në aksin Gjirokastër – Tepelenë pranë Urës së Kardhiqit. Një autoveturë e cila drejtohej nga D.Rina ng Bulqiza është përplasur me një maune e cila vinte në drejtim të kundërt.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe e ëma që ishte pasagjere. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë që janë shoqëruar në spitalin e Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.