Pallati i sportit në Vlorë i amortizuar e pa asnjë kusht
Pallati i Sportit në Vlorë ndodhet në një gjendje jashtëzakonisht të keqe, për shkak të mungesë së investimeve. Muret e Pallatit janë amortizuar, ndërsa tavani ka nisur duke pësuar çarje të mëdha, ndërsa edhe në këto kushte ende nuk ka asnjë sinjal për investime serioze atje.
Muret janë amortizuar, tavani ka pësuar çarje të mëdha.
Ky është pallati i Sportit në Vlorë.
Godina më e madhe dhe më e rëndësishme sportive në qytet, është në gjendje skandaloze.
Në këtë objekt çdo ditë stërviten vajzat dhe djemtë vlonjatë të moshave të ndryshme të basketbollit dhe volejbollit.
Për qytetarët pamja që të ofron një institucion i tillë sportive është skandaloze.
"Po shikoje vet. S'është për tu parë e me të kënaq syrin.
Para 10 vjetësh ishte i mrekullueshëm, tani është bërë si gërmadhë.
Ka kaq vite që është i prishur, me xhama të thyer. Rregulluan këtë sheshin këtu dhe nuk e bënë më këtë," thonë qytetarët.
Deri më tani mesa duket nuk ka një plan konkret sa i përket inmvestimeve në këtë godinë sportive.
