Biberaj, Berishës: Rama duhet rrëzuar para zgjedhjeve. Eshtë monstër mo është monstër!

Aleksandër Biberaj anëtar i këshillit kombëtar të PD-së kërkoi nga PD caktimin e datës së protestave për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Biberaj shprehu shqetësimin se nëse në zgjedhje shkohet me këtë qeveri do të përballemi sërish me vjedhjen e tyre dhe solli si shembull zgjedhjet e kaluar.

Aleksandër Biberaj: “Situata poshtë është shumë e zjarrtë sesa këtu. Po të sjell shembullin e Durrësit.

Në 6 mars zgjodhëm kandidatin me primaret. Unë kam bërë fushatë në Durrës. Ditën e votimit të gjithë votuesit shkonin para zyrës së PS-së merrnin zarfin dhe votonin për PS-në. Si do ta fitojmë Durrësin, Tiranën e Elbasanin kur ka të gjithë pushtetet, të gjithë bandat e paratë. Dakord që do bëjmë primare dhe do të kemi kandidatë të mirë dhe do I mbështesim, por shqetësimi im është se nuk shkohet në zgjedhje me Edi Ramën e bandën e tij. Ky është shqetësimi im. Duhet ti rrëzojmë me çdo mjet e çdo kusht. Të gjithë duhet të bëhemi misionarë. Në universitet ka situatë mjaft të mirë”

Më tej Biberaj tha se Rama ia ka kaluar edhe Enver Hoxhës dhe duhet rrëzuar para zgjedhjeve vendore.

Aleksandër Biberaj: “Rama ia ka kaluar Enver Hoxhës. Nuk dua që të ndodhë sërish që do i vjedhë zgjedhjet dhe do të ankohemi sërish që i vodhi zgjedhjet. Si do I fitosh zgjedhjet në Tiranë kur po pastrohet paraja e pistë e Europës. Ai do të blejë votuesit. Aksioni politik është për ta përmbysur këtë monstër. Është monstër, mo është monstër. Për ta përmbysur, që ne të shkojmë në zgjedhje të lira e të ndershme.

Nga kryesia e PD-së dhe Berisha kërkoi dhe të gjehet gjuhë komunikimi me deputetët demokratë që janë në Parlament krah Bashës dhe të caktohet data e protestave.

Aleksandër Biberaj: “Kolegët tonë po bëhen si shtesa të parlamentit të kaluar. A kemi mundësi të bashkohemi me ta. Të përpiqemi ta gjejmë një gjuhë komunikimi, sepse janë votat e demokratëve. Nuk I ka zgjedhur Lulzim Basha por ne, demokratët. Të kemi datë për protesta. Ne duhet tju prijmë shqiptarëve. Ne po nap resin. Të gjithë ne jemi të sprovuar. Çdo ditë që rri në pushtet ky e çimenton pushtetin"