Shqipëria dënon dhe nuk njeh referendumet ruse në Ukrainë

Rusia ka firmosur sot aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë.

Në një postim në faqen zyrtare në Twitter, Ministria e Jashtme ka deklaruar se i dënon dhe nuk do ti njohë referendumet ruse të mbajtura në Ukrainë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.

Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër që rezulton nga kërcënimi ose përdorimi i forcës është një shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit," shkruhet në faqen zyrtare në Twitter.