I kërkuar në Spanjë për trafik heroine, Apeli lë në "arrest shtëpie" biznesmenin Nikolin Janina
Gjykata e Apelit ka lënë në "arrest shtëpie", biznesmeni Nikolin Janina, i shpallur në kërkim nga policia spanjolle për trafik heroine.
Janina u arrestua më 6 maj në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Spanjës nën akuzë për "Trafikim i lëndëve narkotike".
Vendimi i Gjykatës
Me vendimin nr. 1079/1 Akti, datë 02.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
- Pranimin e kërkesës.
- Zëvendësimin e masës së sigurimit personale shtrnguese ndaj personit nën hetim N.J nga "arrest në burg" të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ne atë të "arrest në shtëpi", të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
- Urdherohet personi nën hetim N.J, të mos largohet nga banesa e ndodhur në këtë adresë: ................................,Tiranë.
