Reforma zgjedhore, Ora News siguron kalendarin e punimeve të komisionit, miratohet të hënën

Ora News siguron kalendarin e punimeve të komisionit  të posaçëm të për reformën zgjedhore. Kalendari pritet të miratohet të hënën.

Sipas kalendarit të siguruar nga gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi, komisioni nis punimet në tetor dhe mbyllet në fillim të marsit

Projektligji i ri “Për zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë” duhet të depozitohet në Kuvend nga Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore jo më vonë se data 8 mars 2023.

2- Përpara miratimit të projektligji i ri “Për zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë” do të duhet të bëjmë amendime të Kodit Zgjedhor ekzistues të cilat do të zbatohen menjëherë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Amendimet që do të rezultojnë të suksesshme të përfshihen më pas në ligjin e ri “Për zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë”.

3. Temat dhe çështjet e parashikuara në këtë Kalendar nuk janë vetëm për tekstin e projekligjit të ri të zgjedhjeve, por përfshijnë gjithashtu edhe amendamentet e nevojshme në ligje të tjera që kanë lidhje me zgjedhjet.

4. Grupi i Ekspertëve Teknikë harton tekstin e dispozitave të reja të projekligjit sipas Kalendarit dhe ia paraqet ato për diskutim dhe miratim Komisionit të Posaçëm. Në përfundim të mbledhjes së Komisionit reflektohen në tekstin e dispozitave përkatëse amendamentet e dakortësuara në Komision.

5. Në vijim teksti i dispozitave të miratuara publikohet në faqen e internetit të Kuvendit dhe njëkohësisht ftohen të gjithë të interesuarit të paraqesin mendimet dhe sugjerimet e tyre ne emailin e Sekretarisë së Komisionit. Një kopje elektronike i dërgohet elektronikisht edhe OJF-ve vendase për të paraqitur komentet dhe vërejtjet e tyre ne lidhje me to.

6. Teksti i dispozitave të miratuara i dërgohet për mendim edhe ODIHR dhe organizatave të tjera ndërkombëtarë për ekspertizë. Në mënyrë të vecçantë në rast se në Komisionin e Posaçëm nuk ka dakortësi politike për një cështje apo dispozitë të caktuar, Bashkëkryetarët i drejtohen për mendim konsultativ ODIHR-it duke i paraqitur çështjen për të cilën nuk ka dakortësi politike dhe eventualisht çdo material apo koment të anëtarëve të Komisionit në lidhje me të.

7. Komisioni i Posaçëm i Kuvendit për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë në periudhën 15 janar deri në 15 shkurt 2023 tryeza konsultimi me partitë politike, OJF-te vendase dhe organizmat ndërkombëtarë në Shqipëri në lidhje tekstin e projektligjit/projekligjeve. Për amendimet e Kodit Zgjedhor me qëllim zbatimin e tyre për zgjedhjet lokale faza e konsultimit do të duhet të përfundojë jo më vonë se 30 Dhjetor 2022.

8 Komisioni i Posaçëm i Kuvendit për Reformën Zgjedhore duhet t’i japë prioritet miratimit të amendamenteve në Kodin Zgjedhor aktual për çështje që lidhen zhvillimin e zgjedhjeve vendore 2023, mënyrën e zgjedhjes së funksionarëve vendor, nxjerrjen e rezulatit zgjedhor, si dhe rregullave të financimit të subjekteve dhe kandidatëve për fushatën zgjedhore në media audiovizive dhe sociale (FB, Instagram etj) si dhe monitorimin e tyre.

Dokumenta bashkëngjitur