Putin firmos aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë: Njerëzit zgjodhën
Nga Ora News Përditësimi i fundit 30 Shtator 2022, 14:40
Po zhvillohet sot ceremonia e firmosjes së referendumeve në katër rajonet e aneksuara në Ukrainë.
Në fjalën e tij, Putin tha se njerëzit e katër rajoneve të Ukrainës që ai po planifikon të aneksojë kanë marrë vendimin e tyre.
“Rezultatet dihen, dihen mirë. Njerëzit bënë zgjedhjen e tyre - e vetmja zgjedhje," tha ai.
Referendumet u dënuan si të paligjshme nga Perëndimi dhe ekspertët ligjorë.
"Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër rajonet e reja të Rusisë, katër subjekte të reja të Federatës Ruse... sepse ky është vullneti i miliona njerëzve," tha ai.

Ai vazhdon duke thënë se rezultatet janë "e drejta natyrore" e atyre që votuan, raporton BBC.
