Kim te Meta, Nesho: Nuk ka presion ndaj Partisë së Lirisë për të mos bashkëpunuar me Berishën
Vizita e ambasadores amerikane Yuri Kim në zyrën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta pak ditë më parë u pa si një kthesë e madhe në raportet mes të dyve, por edhe si një presion i SHBA ndaj tij për të mos mbështetur Sali Berishën në rrugëtimin e tij politik.
Por nënkryetari i PL-së, Agim Nesho, deklaroi për Ora News me gazetarin Everest Dedaj se nuk ka një presion të tillë nga partnerët.
Ai shtoi se Partia e Lirisë është plotësisht në një linjë me Perëndimin për dënimin e agresionit rus në Ukrainë, procesin integrues të vendit, por nuk mund të pranojë që e ardhmja e Shqipërisë të mbahet peng nga një regjim klientelist dhe i papërgjegjshëm.
Nesho: Nuk besoj se mesazhet janë të tilla. Partia e Lirisë është një parti që varet nga bashkimi vullnetar i mijëra qytetarëve shqiptarë, ka platformën, objeksionet politike dhe bashkëpunon me çdo forcë tjetër politike në Shqipëri që mbështet dhe kërkon ndryshimin për rikthimin e demokracisë.
Nuk influencohet nga dëshirat ose mendimet e të tjerëve. Vepron se beson se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Takimi ishte shumë i vlefshmëm për arsye se PL e ka shpallur që është një parti Euroatlantike.Ka një respektim reciprok me të gjithë forcat dhe partnerët e saj ndërkombëtarë. Jemi të bindur në ato që bëjmë.
Koliacionin me opozitën e bashkuar në frontin për rrezikun kombëtar ëshë një kërkesë e shqiptarëve, bindje e të gjithë anëtarëve të PL që Shqipëria ka nevojë të dalë nga ky batak që e ka futur një klikë hajdute që manipulon dhe abuzon me fondet publike të vendit. Proceset demokratike varen vetëm nga vullneti dhe dëshira e popullit shqiptar. Partitë bëhen zëdhënëse të këtyre aspiratave nëse janë parti që mendojnë për interesin kombëtar dhe një e tillë është dhe PL.
Bashkëbisedimi me partnerët tanë strategjikë është në kufijtë tepër normal për të realizuar të gjithë aspiratat tona euroatlantike, jemi në një front me Perëndimin për të dënuar luftën dhe agresionin e Rusisë, jemi në përkrahje të Ukrainës. Do jemi të tillë por nuk mund të pranojmë që e ardhmja e Shqipërisë të mbahet peng nga një regjim klientelist dhe i papërgjegjshëm.
