Autobusi me pasagjerë përplaset me motorin, humb jetën 80 vjeçari në Roskovec (Pamje)
Nga Ora News Përditësimi i fundit 29 Shtator 2022, 10:12
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kurjan, Roskovec ku drejtuesi i motorit ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si Ismet Verezi, 80 vjeç.
"Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. V., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip "Autobus", është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë," njofoti policia.
Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.
Drejtuesi i autobusit, shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Më poshtë foto nga vendi i ngjarjes:





