Rama pret sot ambasadorët e huaj për draftin e amnistisë fiskale
Kryeministri Edi Rama do të presë sot në një takim pune ambasadorët e huaj të akredituar.
Qëllimi i kësaj vizite tek "Vila 30" është diskutimi mbi draftin e ri për amnistinë fiskale që kryeministri kërkon të bindë ambasadorët.
Sipas këtij drafti të gjtihë personat dhe bizneset mund të bëjnë një vetëdeklarim vullnetar deri në 2 mln euro ndërsa tatimi për të do të jetë mbi 10%.
"Ndërkombëtarët janë shprehur kundër pasi sipas tyre legalizimi i parave në të zezë që jetojnë jashtë mund ti japë mundësi evazionit fiskal dhe pastrimit të parave të krimit.
Por për Ramën kjo nuk ëhstë një argument dhe për këtë arsye, ditën e sotme ka thirrur në një mëngjes pune të gjithë diplomatët e akredituar në Tiranë, sidomos të SHBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar të cilët kanë dalur haptas kundër amnistisë fiskale.
Jo vetëm për amnistinë fiskale, por edhe për pasaportat Gold, që sipas tyre kanë të njëjtën mudnësi për të pasur evazion fiskal dhe për të pastruar paratë e krimit që vijnë nga jashtë pa një burim të deklaruar," raportoi Gazetara e Ora News Fjorela Beleshi.
Në takim me ambasadorët ka qenë dhe Ministrja e Financave dhe Taulant Balla.
Edhe pse takimin e ka thirrur Rama, axhenda ka ndryshuar në momentin e fundit, raporton gazetarja e Ora News.
