Këshilla e Shehit: Të dalin kryebashkiakë të rinj, mjaft me sherre kush është i pari në parti
Në “Ora e Betit” në RTV Ora me Beti Njumën, kreu i LZHK-së u shpreh se në PD duhet të ulet gjuha e sherrit mesa palëve.
Ai tha se në këto zgjedhje duhen figura të reja në bashki dhe se kjo është një mundësi që nuk duhet humbur me luftëra se kush është i pari në parti.
Shehi: Do t’i ftoja që të mos ngarkohen e gjuhën e sherrit sepse disa gjëra nuk kthehen pas. t’i japin vetes dhe popullit mundësinë që të kenë një fitore përpara, ndryshe do të jetë shumë e vështirë malorja politike sepse nuk mund të vazhdojë përjetësisht po e njëjta skemë, por duket ndryshim.
Unë them se një numër i caktuar kryebashkiakësh të rinj do t’i japin një frymë të re opozitës dhe politikës. Hajde të luftojmë për këtë dhe të gjejmë kompromisin, dhe të mos e shpërdorojmë duke luftuar se kush është i pari dhe i dyti. Këtë do të zgjidhin zgjedhjet.

