Vangjeli: Ka 1001 arsye pse duhet larguar Rama nga pushteti, por asnjë që të vijë Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2022, 22:44
Në “Ora e Betit” në RTV Ora me Beti Njumën, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se problemet e brendshme të PD-së nuk mund të zgjidhen me zgjedhjet lokale.
Ai tha se ka 1001 e arsye pse duhet larguar Edi Rama nga pushteti, por ama nuk ka një arsye pse duhet të vijë në pushtet Sali Berisha.
Vangjeli: Problemi sot në opozitë ehte se zgjedhjet nuk janë instrumenti i duhur për të zgjidhur problemet e brendshme të PD-së, ashtu sikurse u bë në 6 mars.
Në këtë mënyrë rreshtimi gjërash mund t’i numërojnë deri në mëngjes 1001 arsye Ramës për të ikur, ama edhe vetë brenda opozitës sot, edhe pse heshtin, nuk mund të gjejnë një arsye pse duhet të vijë Sali Berisha. Ky ehte ngërçi tjetër.

