Në kërkim prej qershorit për trafik klandestinësh, arrestohet Dj Cherry i famshëm

Bie në prangat e policisë Ardian Kola, i njohur për publikun si Dj Cherry. Ai ishte  shpallur në kërkim për  trafik klandestinësh kundrejt fitimit.

"Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, Tiranë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” njofton policia.

38-vjeçari me datë 19 qershor të këtij viti  ka qenë duke udhëtuar në vendin e quajtur "Ura e Lumit" dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.