Nëna përballet me oficerin e Putinit pasi i kërkon ta dërgojë djalin e saj në luftë në Ukrainë

Një nënë në Rusi është kapur në kamera duke u përballur me një prej oficerëve të regjistrimit të Putinit teksa djali i saj u thirr për të luftuar në Ukrainë.

"Nuk do t'ia dëshiroja askujt këtë situatë. A është kjo arsyeja pse i dërguat ata fëmijë atje?" tha mamaja, por oficeri këmbënguli që ligjet federale të miratuara nga Putin duhet të ekzekutohen.

“Atëherë ju i ekzekutoni ata. Ju shkoni në Ukrainë. Mos i dërgoni fëmijët tanë atje. Mos i merrni ata. Nuk dua të vdesin ​​njerëz.” Iu përgjigj mamaja.

Videoja u filmua në Dagestan, një republikë ruse dhe gruaja i bërtiti oficerit: "Mos i dërgoni fëmijët tanë në Ukrainë".

Videoja vjen pasi u zbulua se rusët e pasur po paguajnë ryshfete të mëdha për të shmangur që ata ose fëmijët e tyre të rekrutohen nga Putin.

Në fillim të këtij muaji, presidenti rus urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve për të luftuar në Ukrainë dhe që atëherë, protestat kanë filluar në Dagestan.