E tërë Kuba në errësirë totale

Një uragan ka goditur ditën e djeshme Kubën vendin ishullor të Karaibeve, shkruan CNN.

Goditja e uraganit ka bërë që i gjithë vendi të kishte një ndërprerje elektrike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Autoritetet vendase thanë se shpresojnë të fillojnë me rivendosjen e energjisë elektrike ditën e sotme.

Erërat e para të forta përpara mbërritjes së uraganit goditën bregun jugor të Kubës të hënën duke nxitur zyrtarët të evakuojnë banorët.

Kompania shtetërore elektrike Union Electrica de Cuba, kishte njoftuar më herët se do të fiknin energjinë në kryeqytetin Havana për të shmangur goditjet elektrike, vdekjet dhe dëmtimet e shtëpive derisa të përmirësohej moti.

Megjithatë, ndërprerjet e energjisë elektrike në mbarë vendin u shkaktuan nga stuhia.

Ndërprerjet elektrike në të gjithë ishullin kanë qenë të shpeshta gjithë verën, gjë që ka çuar në protesta kundër qeverisë.