Medvedev për armët për bërthamore: NATO do ta lërë në baltë Ukrainën
Ish-presidenti i Rusisë ka peshuar mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër Ukrainës. Sipas Medvedev nëse Moska do të sulmonte Kievin me armë nukleare, Perëndimi nuk do të ndërhynte.
Ish-presidenti dhe zv/kreu i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev, ka peshuar mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër Ukrainës.
Sipas ish-kreut të shtetit, nëse kjo do të ndodhte, vendet perëndimore nuk do të mbronin veten e tyre dhe nuk do të ndërhynin në konflikt.
Medvedv: NATO nuk do të ndërhynte nëse Moska do të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës, mbështetësit perëndimorë të Kievit nuk do të ishin të gatshëm të vdisnin në një apokalips bërthamor për Kievin.
Deklarata e ish-kryetarit të shtetit vjen pasi Perëndimi dyshon se presidenti Putin kërcënoi me armë nukleare kur shpalli mobilizimin e pjesshëm.
Paralajmërimet e fundit kundër përdorimit të armëve bërthamore u udhëhoqën nga presidenti Joe Biden.
Medvedev u qëndroi deklaratave të mëhershme për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.
Sipas tij Moska mund t’i aktivizonte ato vetëm nëse do të kërcënohej Rusia ose aleatët e saj nga armët e shkatërrimit në masë.
