Shpërthen linja evropiane e gazit, shkakton tërmet, Ukraina akuzon Rusinë për sulm terrorist

Një hetim i madh është nisur pas një shpërthimi misterioz që shkaktoi edhe një tërmet.

Sizmologët suedezë regjistruan shpërthimet pranë gazsjellësit Nord Stream dje (26 shtator).

Sipas Qendrës së saj Kombëtare të Sizmologjisë (SNSN), një nga shpërthimet regjistroi 2.3 në shkallën Rihter, i pari i regjistruar vetëm pas orës 2 të mëngjesit të së hënës dhe i dyti në orën 19:04 po atë ditë.

Pas shpërthimeve, transmetuesi kombëtar SVT raportoi se kishte pasur një rrjedhje të mundshme nga tubacionet - i cili është i mbushur me gaz për në Evropë.

Rrjedhjet janë të dyja pranë ishullit Bornholm të Detit Baltik, i cili i përket Danimarkës. Forcat e armatosura të Danimarkës postuan më vonë një video të vendit të rrjedhjeve të gazit.

Duke diskutuar mbi shpërthimet, eksperti i SNSN, Bjorn Lund tha: "Ju mund të shihni qartë se si valët kërcejnë nga fundi në sipërfaqe. Nuk ka dyshim se ishte një shpërthim.”

Mykhailo Podolyak, këshilltari presidencial i Ukrainës, shkroi në Twitter, duke e quajtur atë një akt të qartë agresioni nga Rusia.

"Rrjedhja e gazit nga NS-1 nuk është asgjë më shumë se një sulm terrorist i planifikuar nga Rusia dhe një akt agresioni ndaj BE-së. Rusia dëshiron të destabilizojë situatën ekonomike në Evropë dhe të shkaktojë panik para dimrit. Përgjigja më e mirë janë tanke për Ukrainën, veçanërisht ato gjermane.”

Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë duke vënë në dyshim rrethanat e shpërthimeve.

 “Sot u përballëm me një akt sabotimi, nuk i dimë të gjitha detajet e asaj që ndodhi, por ne e shohim qartë se është një akt sabotimi, që lidhet me hapin tjetër të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë”.