Deklarata e Patriarkut rus Kirill: Kush vdes në Ukrainë lan mëkatet

Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, njoftoi në predikimin e së dielës se të gjitha mëkatet do të lahen për ata ushtarë që vdesin në Ukrainë. 

"Ne jemi të vetëdijshëm se ata që vdesin në përmbushjen e detyrës së tyre ushtarake, sakrifikojnë veten për të tjerët", tha Kirill.

“Kjo sakrificë pastron të gjitha mëkatet e bëra", është shprehur Patriarku Kirill. 

Ditët e fundit Kirill u kishte bërë thirrje besimtarëve që të angazhoheshin duke thënë: "Shkoni me guxim për të kryer detyrën tuaj ushtarake. Dhe mbani mend se nëse vdisni për atdheun tuaj, do të jeni me Perëndinë në mbretërinë e tij".