Tronditet Wall Street, firmat gjobiten me 1.8 miliardë dollarë për mesazhet në WhatsApp

Disa nga kompanitë më të mëdha të Wall Street janë gjobitur me një total prej 1.8 miliardë dollarësh nga mbikëqyrësit financiarë të SHBA-së pasi stafi diskutoi rreth marrëveshjeve dhe tregtimeve në pajisjet dhe aplikacionet e tyre personale.

Komisioni i Letrave me Vlerë (SEC) thotë se hetimi zbuloi "komunikim të shpërndarë jashtë kanalit".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në deklarata të veçanta të martën, SEC njoftoi gjoba që arrijnë në 1.1 miliardë dollarë, ndërsa Komisioni i Tregtisë së të Ardhmes të Mallrave (CFTC) tha se kishte vendosur gjoba prej 710 milionë dollarësh.

"Financat, në fund të fundit, varen nga besimi. Duke dështuar të respektojnë detyrimet e tyre për mbajtjen e të dhënave te librat dhe regjistrimet, pjesëmarrësit e tregut që ne kemi ngarkuar sot nuk kanë arritur ta ruajnë atë besim," tha kryetari i SEC, Gary Gensler.

Nga janari 2018 deri në shtator 2021, punonjësit e bankës kanë komunikuar në mënyrë të vazhdueshme për çështjet e biznesit me kolegët, klientët dhe këshilltarët e tjerë të palëve të treta duke përdorur aplikacione në pajisjet e tyre personale si mesazhet me tekst dhe WhatsApp, u shprehën rregullatorët.

Jo vetëm kaq, por firmat nuk e ruajtën shumicën e atyre bisedave, gjë që shkel rregullat federale që kërkojnë që ndërmjetësuesit dhe institucionet e tjera financiare të ruajnë gjithmonë të dhënat e komunikimeve të biznesit.

Hetimi ka tronditur Wall Street, me disa bankierë që kanë humbur punën e tyre. Ai gjithashtu ka detyruar kompanitë të marrin masa të reja të ashpra për të eliminuar përdorimin e paautorizuar të aplikacioneve.