Presidenti kinez del në publik, shuan thashethemet për "grusht shteti"
Presidenti Kinez Xi Jinping, ka bërë daljen e tij të parë pas kthimit të një udhëtimi në Azinë Qendrore.
Mungesa e Xi shkaktoi qarkullimin e disa thashethemevë në mediat sociale, se është nën kërcënimin e ‘grusht të shtetit’ dhe se u vu në arrest shtëpie.
Xi dje vizitoi një ekspozitë në Pekin që tregon arritjet e Kinës gjatë dekadës së tij në pushtet, teksa shoqerohej nga kryeministri Li Keqiang dhe udhëheqës të tjerë të lartë.
Xi nuk ishte parë në publik që nga kthimi në Pekin nga një samit rajonal në Uzbekistan më 16 shtator. Vizita ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në gati 1000 ditë që nga fillimi i pandemisë.
Disa supozime ishin se Xi ka të ngjarë të ndiqte rregullat e tij të karantinës dhe të mbetej në izolim pas kthimit nga jashtë.
“Paqartësia politike e bën shumë më të lehtë për njerëzit që qarkullojnë thashetheme.Pakënaqësia e publikut ndaj politikave të Xi gjithashtu nxiti thashethemet,” tha Dali Yang, një shkencëtar politik në Universitetin e Çikagos, shkruan CNN.