VIDEO/ Tubi Nordstream çahet në mes të detit, liderët perëndimorë fajësojnë Moskën: Nuk ishte aksident
Udhëheqësit perëndimorë kanë fajësuar sabotimin e 'qëllimshëm' pasi tubi Nordsteam nga Rusia pësoi një dëmtim 'të paprecedentë' në Suedi - duke shkaktuar flluska deri në 3000 metra të gjera në Detin Baltik dhe duke shkaktuar rritje të çmimeve.
Shpërthimet u dëgjuan pranë tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2, ku gazi tani rrjedh në Baltik nga tre vrima, kanë konfirmuar shkencëtarët, ndërsa shqetësimet e sigurisë kanë çuar në vendosjen e një zone përjashtimi prej pesë miljesh rreth zonës së prekur.
Ambjentalistët po i frikësohen një katastrofe mjedisore, nëse autoritetet nuk ndërhyrjnë shpejt për të ndaluar rrjedhjen.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka thënë se qeveria e saj beson se rrjedhjet janë shkaktuar nga 'veprime të qëllimshme', duke shtuar se tubacioni i furnizimit me gaz do të jetë jashtë funksionit për rreth një javë.
“Tani është vlerësimi i qartë nga autoritetet se këto janë veprime të qëllimshme. Nuk ishte një aksident. Nuk ka ende asnjë informacion për të treguar se kush mund të qëndrojë pas këtij aksioni.'
Ministri i saj i Energjisë Dan Jorgensen tha gjithashtu se madhësia e vrimave në tubacione tregon se rrjedhjet nuk mund të ishin shkaktuar nga një aksident si p.sh. goditja nga një spirancë. Tubacionet e dëmtuara janë në një thellësi 70-90 metra nën nivelin e detit, shtoi ai.
Vërejtjet u mbështetën nga kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, e cila ka thënë se informacionet sugjerojnë se shpërthimet ishin të mundshme sabotim.
Ajo tha se qeveria e saj ishte në kontakt të ngushtë me partnerë të tillë si NATO dhe fqinjë si Danimarka dhe Gjermania në lidhje me zhvillimet.

