Një adoleshent i vrarë e 4 të plagosur pas sherrit në fund të lojës së futbollit në shkollë

Një djalë 14-vjeçar u vra dhe katër adoleshentë të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë në shkollën e mesme Roxborough në Filadelfia, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas njoftimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur dje në pasdite.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të shtënat me armë ndodhën në orën 16:40. Sherri mes adoleshentëve nisi në fund të një loje futbolli jashtë fushës, në oborrin e shkollës.

Gjatë të shtënave 14-vjeçari u qëllua në gjoks, u dërgua me urgjencë në spitalin Einstein, por nuk i mbijetojë plagëve të marra.

Autori ende nuk është gjetur, policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.