Përmbytet varka me turistë në Galapagos, katër të vdekur, dy ende të zhdukur
Nga Ora News Përditësimi i fundit 27 Shtator 2022, 07:53
Katër persona kanë vdekur dhe dy rezultojnë të zhdukur pasi një varkë me turistë u përmbyt pranë ishujve Galapagos të dielën në mbrëmje.
Varka u përmbyt pranë Gjirit Tortuga dhe po udhëtonte midis Isla Isabella dhe Santa Cruz, dy ishujt e Galapologos.
Në varkë ndodheshin më shumë se 30 pasagjerë.
Mes të vdekurve është një shtetas amerikano-izraelit, një kolumbian dhe një ekuadorian.
Sipas zyrtarëve, tre motorët e varkës pushuan së punuari pasi mbaroi karburanti, shkruan Abcnews.go.
Personel i shpëtimit nga Ekuadori dhe Parku Kombëtar Galápagos janë duke kërkuar për dy pasagjerët e zhdukur.

