U vra në atentat, funeral shtetëror për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe
Është përcjellë për në banesën e fundit me funeral shtetëror ish-kryeministri japonez Shinzo Abe. Hiri i tij u bart nga e veja në një sallë në qendër të Tokios për t’i bërë nderimet e fundit. Mijëra qyetetarë morën pjesë. Abe u vra në një atentat më 8 korrik.

Ish-kryministri japonez Shinzo Abe që humbi jetën nga një atentat në korrik, është përcjellë për në banesën e fundit me funeral shtetëror.
Japonia nderoi ish-kryeministrin e vrarë Shinzo Abe duke mbajtur funeralin e parë shtetëror të një ish-kryeministri në 55 vjet.
Ceremonia filloi në orën dy të drekës me orën vendore, ku hiri i Abes u bart në një sallë të rëndësishme në qendër të Tokios nga e veja e tij, Akie.
Vrasja e Abes më datën 8 korrik shkaktoi solli zbulime të rëndësishmë sa i përket lidhjeve mes ligjvënësve në Partinë Liberale Demokratike në pushtet dhe Kishës së Unifikimit, të cilën kritikët e quajnë një kult.
Kryeministri aktual Kishida ka kërkuar falje dhe është zotuar të ndërpresë lidhjet e partisë me kishën.
Ceremonia mortore e Abes është shoqëruar edhe me kundërshtime nga qytetarët. Shumë qytetarë kanë protestuar që në këtë kohë kur ka krizë ekonomike, 11.5 milionë dollarë për një funeral shtetëror janë shumë.
Të mbledhur në qendër të Tokios, disa protestues mbanin pankarta "Jo funeral shtetëror".
Ndërkohë, mijëra njerëz morën pjesë në fueral, ku vetëm brenda pak orësh, mbi 10 mijë japonezë kishin vendosur lule para fotografisë së ish-kryeministrit të tyre Abe.