Mbyllen referendumet në katër rajonet ukrainase, nesër rezultati

Votimet e njëanshme në rajonet ukrainase të cilat janë projektuar për t’u aneksuar nga Rusia kanë përfunduar. Rezultati pritet të dalë të mërkurën në mëngjes, nga të cilat nuk pritet ndonjë ndryshim në krahasim nga referendumet e fundit që ka mbajtur Rusia.

Mbyllen referendumet në katër rajonet ukrainase, nesër rezultati

Autoritetet ruse njoftojnë se kanë përfunduar referendumet e njëanshme në katër rajonet e mëdha ukrainase të cilat Moska po përpiqet t’i aneksojë.

Rezultatet e para të referendumit në rajonin e Zaporiozhias paraprake mund të jenë gati të martën në mbrëmje dhe ato finale pritet të publikohen mëngjesin e së mërkurës, 28 shtator. 

Referendumet për bashkimin e rajoneve ukrainase me Rusinë filluan në 23 shtator në të ashtuquajturat republika Donjeck dhe Lugansk si dhe në rajonet Kerson dhe Zaporizhia.

Rajonet ukrainase ishin ndër të parat që u pushtuan nga Rusia që pasi ky shtet nisi ofensivën kundër fqinjit të saj.
Kievi dhe vendet e tjera perëndimore i kanë quajtur votimet të njëanshme dhe të rreme për sa kohë që kanë munguar ekipet e pavarura të vëzhgimit të proceseve zgjedhore.